Categories Lajme

Dorëhiqet drejtori i Parkut të Karavastasë që u shkarkua për një intervistë: Profesionalizmi s’më lejon të punoj me këto kushte

Vetëm 4 muaj pas u riemërua në detyrë, Ardian Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Administratës se Zonave të Mbrojtura Qarku Fier.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçi shkruan se kjo dorëheqje ishte e imponuar e se profesionalizmi i tij nuk e lejon që të punojë në ato kushte. Ai ka reshtuar një sërë faktorësh që e detyruan që të marrë këtë vendim.

‘Te nderuar miq! E ndjej si detyrim t’ju informoj mbi statusin tim këtë fillim muaji. Nga 1 korriku nuk jam më drejtor i Administrates se Zonave te Mbrojtura Qarku Fier.Ne dt.15.6.2023 paraqita prane drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dorëheqjen time të parevokueshme.
Pas riemërimit tim në mars, nga miq e shoke dëgjoja shprehjen “buka e thyer nuk ngjitet”, por une, me përgjegjësinë time ndaj detyrës, nuk mendoja që marrëdhëniet administrative epror-vartes te degjenerojnë sa të bëhet ky krahasim absurd. Në fakt ndodhi ajo që nuk mendoja, duke më detyruar të jap dorëheqjen. Nuk ishte nje dorëheqje normale, por nje “doreheqje” e imponuar. Personaliteti dhe profesionalizmi im nuk më lejon të punoj në këto kushte. Më poshtë gjeni tekstin e dorëheqjes time, ku reshtoj nje sër faktorësh, që më detyruan të marr këtë vendim. Falenderoj të gjithë për mbështetjen qe me keni dhënë!’- shkruan Koçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME