Categories Lajme

Dorëhiqet numri 2 i policisë së Tiranës

Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante. Dorëheqja është bërë me argumentin “arsye personale”, pa sqarime të tjera, ndërkohë që kjo lëvizje t tij vjen dy ditë pas një atentati të mirëorganizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se brenda pak ditësh Sinomati do të kalonte në Veting, dhe aludohet se kjo është një nga arsyet e fshehura të dorëheqjes së tij. Arsen Sinomati u ngjit në këtë post në vitin 2017, vit kur ishte shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës, dhe ku duket se nu ka qendruar dot më shumë se tre vite.

Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg. Sinomati, sipas denoncimeve nga qytetarët, u rrah nga Shullazi pse kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit. Sinomati, është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim” të aksionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME