Categories Lajme

Dorëzohen banesat e reja nga tërmeti në Lezhë, Rama: Jeni 97 familje më pak në mendimet e mia nesër

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, u dorëzuan banesat e reja të rindërtuara për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 nëntorit. Rama tha se nga nesër, 97 familje nuk do të jenë më në mendjen e tij, pasi sot ato morën çelësat e banesave të reja.

”Jeni 97 familje më pak në mendimet e mia nesër. Me këtë pallat prapa nuk thotë dot njeri ku i ke ato që thua. Janë bërë gati 97 apartamente, por 97 banesa më të mira më të bukura e të forta.

Kur erdha po shihja pallatin përballë e po imagjinoja se si tani si komshinj do rrini duke i parë sikur ata të shkretët kanë faj se nuk i ka rënë tërmeti atyre, por ky ka qenë e qëllimi që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë thotë një fjalë e mençur”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri kishte edhe një mesazh për të gjithë qytetarët që nuk kanë marrë ende banesën e tyre të re.

“Për ata në Durrës, Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, por që do kthehen në lagje të tëra të ndërtuara e kjo kërkon akoma kohë dua t’u them asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar, gjith#ka kam thënë do jetë deri në fund sic e kam thënë. Nganjëherë zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do por kurrë mos mendoj askush që unë e them fjalën per të kaluar rradhëns apo për të marrë votat”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME