Categories Lajme

Zbulohet FOTO e viktimës në Kamëz

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot zonën e Kodër Kamzës, ku një i ri u vra me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Mësohet se vrasja e 35-vjeçarit Cen Kariçi ka dyshime të ketë lidhje me atentatin ndaj dy të rinjve në Astir më 13 nëntor.

Sipas grupit të hetuesve, kjo lidhje bëhet për shkak të njohjes që i riu kishte pasur me dy viktimat, Eriges Mihasin dhe Armand Dumani, të cilët u vranë me breshëri armësh nga një automjet në lëvizje në zonën e Astirit.

Pas ngjarjes u gjet një automjet i djegur në zonën e Institutit në Kamzë. Dyshohet se ajo është përdorur nga autorët e vrasjes së 35-vjeçarit që u gjet i pajetë brenda një makine në zonën e Kodër Kamëz.

Dëshmitarët thanë se nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe vrasja mund të jetë kryer me silenciator. Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Policia thotë se është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj ndërsa po kqyren kamerat e sigurisë në zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME