Categories Lajme

Dosja e pronave në Karaburun e Zvërnec/ Kapet sërish biznesmeni

Është rikthyer në qeli Pëllumb Petritaj. Biznesmeni gjykohet si person kyç për një sërë dosjesh të bujshme për tjetërsimin e pronave në bregdet. “Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar ka bërë ndalimin e 55-vjeçarit, banues në Vlorë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia e Vlorës.

Seanca u mbajt në Gjykatën e Vlorës të hënën. Prokurori Albert Kulici kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga “garanci pasurore” në “arrest me burg”.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Atalanta Zeqiri dhe anëtar Skënder Haluci e Albert Spiro, vendosën pranimin e kërkesës së prokurorit. Ndërkohë forcat e rendit bënë të mundur ndalimin e Petritaj duke e rikthyer në qeli.

Biznesmeni 54-vjeçar u lirua nga burgu në 7 maj të këtij viti në këmbim të garancisë pasurore 2.5 milion lek. Petritaj ishte arrestuar 7 muaj para lirimit në maj. Ai akuzohet për tjetërsim tokash në Karaburun dhe Zvërnec.54-vjeçari dyshohet të ketë falsifikuar dokumentet e një toke rreth 100 Ha tokë në zonën e Zvërnecit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME