Categories Lajme

Dosja “Shpirti”, lirohet nga burgu djali i “Dajës së Vlorës”

Mariglen Duçkollari alias Zaimi, njëri nga personazhet kryesorë të dosjes “Shpirti”, i akuzuar nga prokuroria e posaçme SPAK, për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafik droge” në bashkëmbim, është liruar nga burgu. Vendimi për lirimin nga qelia të Duçkollarit, u mor 5 ditë më parë nga gjykata e posaçme, e cila pas një kërkese të bërë nga avokatët mbrojtës të Duçkollarit, urdhëroi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për njërin nga të pandehurit e dosjes “Shpirti”. Përfaqësuesit e prokurorisë kanë qënë kundër kërkesës së zëvendësimit të masës së sigurisë ndaj Duçkollarit, por në fund ishte gjykata ajo që vendosi për izolimin në shtëpi të njërit prej të pandehurve të kësaj dosje.

Avokatët mbrojtës pretendojnë se Duçkollari nuk ka qënë i përfshirë në trafikun dhe kultivimin e drogës, ndërsa prokuroria në mbylljen e hetimeve ka ngritur një sërë akuzash të rënda për Mariglen Duçkollarin. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të ankimojë vendimin e ndryshimit të masës së sigurisë, në gjykatën e Apelit, duke kërkuar rikthimin e tij në burg. Mariglen Duçkollari alias Zaimi, tashmë ndodhet i izoluar në banesën e tij në Vlorë, ndërsa babai i tij, Ilirjan Duçkollari alias “Lani” ose “Daja i Vlorës”, që konsiderohet nga prokuroria si koka i këtij grupimi kriminal, që kryente trafik droge nga Shqipëria në Itali, ndodhet në burg.

Në të njëjtën dosje penale është marë i pandehur dhe Orhan Duçkollari, xhaxhai i Mariglen Duçkollarit si dhe Rexhino Muçaj ose “Xhino” që rezulton të jetë nipi i kreut të këtij grupi, Ilirjan Duçkollarit. Emri i Mariglen Duçkollarit, ka dalë nga dëshmia e njërit prej personave të arrestuar në Bari të Italisë, i cili vendosi të bashkëpunojë dhe tregojë të gjithë aktivitetin kriminal mbi trafikun e drogës që ai kryente në kuadër të organizatës që drejtohej nga familja e Ilirjan Duçkollarit.

Sipas dëshmitarit i përfshirë në këtë veprimtari, nuk ka qënë vetëm Ilirjani, por dhe djali i tij, Marigleni, bashkëshortja, vëllai Orhani dhe disa persona të tjerë. Aktualisht kjo çështje penale ndodhet në fazën fillestare të gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme, ku të pandehur janë marë Ilirjan Duçkollari alias Zaimi, Mariglen Duçkollari, Orhan Duçkollari, Robert Myftari,Julian Bejdollari, Piro Bregu, Rexhino Muçaj e persona të tjerë. Veç akuzave për trafik droge në kuadër të grupit kriminal dhe kultivim të lëndëve narkotike, prokuroria e poasaçme ndaj të pandehurve kryesorë të këtij grupi, ka nisur hetim paralel për bllokimin e aseteve financiare të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME