Categories Lajme

Fation Kuqarin do e shohim në një telenovelë turke së shpejti

Ish konkurrenti i Për’puthen, Fation Kuqari ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij profesionale në emisionin “Shqipëria Live” duke treguar se po punon për një film, ku do të ketë rol kryesor. Ai zbuloi se filmi nisi para se të hynte në programin e dashurisë. Ndërkohë zbuloi se ka marrë ftesë për të qenë edhe në një telenovelë turke.

“Po bëj një film që e kam përfunduar, jam aktor kryesor. Kam dhe një plan tjetër për një telenovelë turke. Por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën. Kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë. Deri diku është e ndarë si punë”, tha Fationi. Fationi foli gjithashtu dhe për marrëdhënien e Teas me të dashurin e saj, i cili është miku i tij.

“Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë”, u shpreh ish-konkurrenti duke thënë se nuk e di nëse janë bashkë apo jo dhe nuk preferoi që të zgjatej më në lidhje me këtë temë. Gjithashtu ai nuk preferoi të fliste mbi marrëdhënien e Melisës e Andit dhe gjithë skandalit. Djaloshi nga Fieri, tregoi se nuk ishte penduar që doli në atë lloj forme nga programi, pasi sipas tij intrigat ishin bërë të padurueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME