Categories Lajme

Shokë apo më shumë? Fifi dhe Graniti shumë të afërt me njëri-tjetrin

Ndonëse kanë vetëm pak ditë që bashkëjetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, bashkë me 12 banorë të tjerë, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata u bënë “çift” në bluarjen e kafes, për sfidën e javës, që ka bërë që ata të afrohen edhe më shumë, dhe të diskutojnë shumë gjëra bashkë. Mirëpo, puntatën e mbrëmshme, Fifi ka zbuluar se me të kalon shumë mirë, dhe flet pa problrm. “Jam ndjerë si me dikë timin, më ka dhënë përshtypje tjetër dhe u kënaqa shumë”, tha ajo, ndërsa modeli, nga ana tjetër tha se po përshtateshin shumë, si të njiheshin prej kohës, ndonëse të dy refuzuan ta konsideronin afrimitetin e tyre si mes një motre e vëllai.

Ndërkohë, edhe banorët e tjerë komentuan marrëdhënien e tyre, duke rënë dakord se nuk shohin asgjë tjetër mes tyre, veçse miqësi. “Marrëdhënia e tyre më pëlqen, nuk e di nëse e shohin njëri tjetrin si vëlla e motër, nuk dua të bëhem si shkuese… Unë i shoh më shumë se vëlla e motër”, tha këngëtarja Semi Jaupaj, ndërsa aktorja Arjola Demiri tha se “ju hahet muhabeti” meqë janë të dy nga Kosova, por asgjë më tepër se kaq.

Mirëpo, nuk mbeti me kaq: Pavarësisht diskutimeve gjatë puntatës, pas saj, Fifi dhe Graniti u ndanë nga grupi i banorëve të tjerë dhe shkuan në dhomën e gjumit, ku këngëtarja qëndroi te krevati i Granitit duke diskutuar për shumë ngjarje që kanë ndodhur në këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke treguar edhe një herë sesa të afërt janë me njëri-tjetrin.Megjithatë, nuk dimë të themi nëse janë thjesht miq, siç thonë, apo mbase  më vonë mes tyre mund të lindë diçka. Ndërkohë, kujtojmë se para se të futej në këtë reality-show, në klipin prezantues Fifi tha se ishte e dashuruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME