Categories Lajme

Drama/ Nëna: S’kam bukë për fëmijët,të zbathur e që flenë në copa sfungjeri të gjetura në plehra” (Video)

Çdo familje shqiptare në fundvit përgatitet për festën e Vitit të Ri por në familjen Kishta në fshatin Mashan s’ka festë e as gëzim, vetëm mjerim. Nuk do shumë fjalë shtëpia e tyre, e gjitha brenda një dhome ku lotët e tronditja janë krejt normale.

Për katër fëmijët e kësaj familje nuk ka shpresë për të festuar, ata lusin që të sigurohet vakti i bukës thatë. Sonila, nëna e katër fëmijëve tregon se fëmijët qajnë për bukë thatë.“Dy herë kam tentuar t’i jap fund jetës por ka qenë vajza e madhe që më ka hequr lëngun e përgatitur me ilaç rrobash e s’munda ta pi. S’ka më keq kur sheh fëmijët që vuajnë për bukë, të zbathur e që flenë në copa sfungjeri të gjetura në plehra”, tregon 40-vjeçarja.

Ajo thotë se vajzat mësojnë shumë por se në shkollë shkojnë pa rroba e pa këpucë pasi nuk ka me çfarë t’i blejë. “Vajzat i kam me mesatare 9.8 në mësime dhe në shkollë i çoj të zbathura e të veshura si mos më keq dhe pa ngrënë. S’kam çe dua jetën”, thotë mes lotëve nëna.

Banesa me një dhomë të vetme me tre divanë ku flenë 6 persona me një sobe të shkatërruar e me dritare pjesërisht xham, pjesa tjetër plasmas e dërrasa të kalbura, çka bie jashtë futet brenda…
“Me ndihmën ekonomike që mora shleva borxhin që kisha në dyqan, thesin e miellit e tani jam sërish pa miell”, rrëfen 40-vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME