Një tjetër person i infektuar me COVID-19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Këtë herë është 77 vjeçari Hekuran Korça, i cili është hedhur nga kati in tretë i shtëpisë së tij në Shkozë pasditën e djeshme. Ai u dërgua në spitalin e traumës por pas disa orësh nuk mundi t’i mbijetojë pla.gëve në trup.
Sipas Abc News, para një jave 77 vjeçari kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe u shtrua në spitalin Infektiv, ndërkohë që ditën e diel ai bëri tamponin e dytë, përgjigja e të cilit e nxori negativ ndaj virusit dhe mjekët e lejuan të shkonte në shtëpi mesditën e të hënës.
Por vetëm pak orë më pas, ai ndërmori aktin ekstrem, duke i dhënë fund jetës. I moshuari jetonte vetëm në banesë, ndërkohë që njëri nga fqinjët treon gjendjen e 77 vjeçarit kur mbërriti në banesë nga Infektivi.
“E sollën atë ditë nga spitali. Edhe bombolën e oksigjenit e kishte, e kishin marrë. 4-5 ditë kishte në spital. Atë pikëpyetje kemi edhe ne. Si e nxori mjekësia nga spitali kur ai ishte pa qejf. Unë kam kontakt me nusen edhe më tha që babai nuk është keq që u rrëzua, se u rrëzua butë nëpër pemë, por ka probleme me Covid-in” tha njëri nga fqinjët.
Një muaj më parë, Hekuran Korça kishte humbur pas një sëmundje të rëndë një prej vajzave që jetonte në Greqi. Kjo fatkeqësi por dhe trauma e shkaktuar nga covid menodhet të kenë qenë shkaqet që kanë ndikuar në rëndimin e gjendjes së tij psikologjike, pas së cilës ndërmori dhe aktin ekstrem. Gjatë kohës së pandemisë, 3 pacientë me koronavirus u hodhën nga lartësia nga spitali Shefqet Ndroqi, duke ndërruar jetë në vend.
