Categories Lajme

Drejt shkarkimit agjentët e parë të BKH, 2 vite pa rezultate në SPAK! Nis ritestimi për 28 hetuesit

Në një përgjigje dhe raportim para Këshillit të Lartë të Prokurorisë kreu i SPAK z.Altin Dumani më 16 Mars 2023 paralajmëroi ritestimin për agjentët e BKH-s, Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tashmë 28 agjentëve të grupit të parë u është dërguar program i ritestimit. Ritestim që pritet të mbyllet në javët në vijim, përgjatë Maj-Qershor. Vetëm pak ditë më parë hetuesit e grupit të parë bënë dy vite pune, kohë për të cilën z.Dumani do të deklaronte më 16 mars se kush ishte bërë hetues sëpaku i mirë deri në këtë moment nuk do të tolerohej më.

“Lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimet, në jemi në proçes BKH ka draftuar disa rregullore, Unë ja kam dërguar me e-mail të gjithë prokurorëve të SPAK. Gjithashtu jemi në proces rekrutimi të OPGJ pranë BKH, po flasim për hetuesit të cilët në Maj bëjnë dy vite.

Dy vite janë mjaftueshëm për të arritur një standard të kërkuar për atë vend. Për të qenë një hetues model, për veprime hetimore të mira. Nuk po themi shumë të mira, të paktën të mira. PO POR POR, nëse një hetues për 2 vite nuk vjen në lartësinë që duhet ai edhe 20 vite ta lësh atje nuk do bëhet.

Është më mirë që pas dy vitesh ai person apo ajo, apo ai hetues që nuk duhet të punojë më në atë strukturë më mirë të pas dy vitesh se sa ta mbajmë, prit se do bëhet prit se do bëhet, mundësia ju dha dy vite janë mjaftueshëm. Nuk bëhet në mënyrë arbitrare, ka një proces, të tërë Por unë them ka tregues ka proces vlerësimi, ka testime, është e përcaktuar si do rivlersohen” tha asokohe Dumani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME