Categories Lajme

“Drejtësia e ka lehtësuar Beqajn, duhej të arrestohej”, Lubonja: Berishës i shkuan deri në rrënjë

Analisti Fatos Lubonja komentoi hetimet dhe masën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Sipas tij ka një lehtësim për Beqajn dhe kjo vjen nga pushteti që ka kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se Prokuroria është me regji dhe nuk ka të njëjtën qasje si në çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke folur në News4, ai tha se në rastin e Berishës i ka shkuar çështjes deri në rrënjë ndërsa e kundërta ka ndodhur me Beqajn.

Lubonja: Problemi është aty se jo vetëm Beqaj por duhen arrestuar të gjithë dhe nuk e di kush ngelet. Intuitivisht do thoja që ka një lehtësim për Beqajn nga ana e drejtësisë. Pyetja nga i vjen kjo? I vjen nga pushteti që ka Edi Rama që nuk ka dashur t’i ndodhë kjo gjë. Duket se ka të dhëna shumë flagrante që nuk mund ta nxjerrësh jashtë loje dhe sot gjykata thotë se ka dhënë këtë masë, sepse nuk mund të jepnin masë tjetër sepse këtë masë ka kërkuar Prokuroria dhe kthehemi tek Prokuroria që përdoret jo e gjithë prokuroria.

-Tani SPAK-u vijon të kontrollohet nga kryeministri Rama?

Lubonja: Deduksioni atje të çon sepse i kemi parë të gjitha çështjes si i ka trajtuar dhe i ka vonuar. Si e ka vonuar çështjen e inceneratorëve. Si është tërhequr ai Kraja që edhe kur i ka marrë, ka marrë gjëra anësore dhe jo themelore. Duket sheshit që ka një bashkëpunim. Duket qartë që 17 firma në një ditë dhe këtu po marrin Sali Berishën për një firmë. Nuk ka të njëjtën qasje si tek Berisha dhe tek të tjerët. Te Berisha i ka shkuar deri në rrënjë çështjes. Ndërsa këtu nuk shkon atje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME