Categories Lajme

Drejtori i DVP Vlorë, ka pritur në takim 4 eksperte të ICITAP-it të SHBA –ve për Integrimin e Punonjëseve femra në Policinë e Shtetit

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, z. Ermal Muçaj, ditën e sotme, ka pritur në takim 4 eksperte të ICITAP-it në Departamentin e Drejtësisë në Departamentin e Shtetit në SHBA.

Në këtë takim morën pjesë edhe disa përfaqësuese të grupit nismëtar të shoqatës së grave në Policinë e Shtetit dhe punonjëse të disa sektorëve të Policisë së Shtetit, që bashkëpunojnë me ICITAP-in.

Gjatë takimit, Drejtori i DVP Vlorë dhe përfaqësueset e Departamentit të Drejtësisë, diskutuan mbi rëndësinë e krijimit të Shoqatës së Grave dhe Vajzave në Policinë e Shtetit, e cila ka si qëllim mbështjetjen e punonjëseve femra në Policinë e Shtetit, me qëllim që ata të ndihen të barabarta në punë, me kolegët, dhe të mos diskriminohen për shkak të gjinisë.

4 ekspertet e ICITAP-it në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpehur mbështetjen e tyre për krijimin e Shoqatës së Grave dhe Vajzave në Policinë e Shtetit, për të rritur integritetin e figurës femërore në Policinë e Shtetit dhe trajtimin e saj në mënyrë të barabartë me gjininë tjetër.

Drejtori i DVP Vlorë ka falënderuar 4 ekspertet e ICITAP-it, për prezencën dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështjetje për krijimin e Shoqatës, i ka siguruar ato se Policia shqiptare është e hapur për nisma të tilla që mbështetin të drejtat e femrave në Polici dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME