Categories Lajme

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon të krijojë klimën e një fryme miqësore me biznesin, DETAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon të krijojë klimën e një fryme miqësore me biznesin. Gjatë sezonit veror do të vazhdojnë vizitat në subjekte për t’i këshilluar dhe informuar lidhur me respektimin dhe zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor.

Qasja e Administratës Tatimore nuk është vendosja e gjobave, por është një plan masash i mirëmenduar që synon të rrisë respektimin e detyrimeve tatimore në mënyrë vullnetare.

Drejtoria Rajonale Tatimore Vlorë ka evidentuar disa kritere risku si Moslëshimi i kuponit tatimor, – Mosdeklarimi i saktë i profesionit dhe si rrjedhojë dhe i pagës së punonjësve, – Regjistrimi i punonjësve.

Per cdo shkelje të kryer këto subjekte po kontaktohen nga Administrata Tatimore dhe do t’i jepet mundësia për vetkorrigjim. Administrata Tatimore është fokusuar në fazën e sensibilizimit. Kontrollet në të gjitha rastet do të jenë të argumentuara dhe do të bëhen vetëm në ato subjekte që nuk kanë reflektuar.

Drejtoria Rajonale Tatimore Vlorë kërkon dhe sensibilizimin e qytetarëve lidhur me tërheqjen e kuponit tatimor. Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm, terheqja e kuponit tatimor është një kontribut i drejtëpërdrejtë për ekonominë dhe sherben në përmirësimin e sherbimeve publike për të gjithë.

Nje kupon i prerë sot përvecse një detyrim ligjor përbën edhe një akt solidar në mbështetje të buxhetit për përballimin e situatës nga Covid -19. Ne jemi në shërbimin tuaj për një sezon të mbarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME