Categories Kulture, Lajme, Turizëm

Dritan Leli: Nga Vlora jonë e Pavarësisë, do të nisë një faqe e re e historisë së Shqipërisë

Nga Dritan Leli:

Sot, mirëprita dhe mbështeta idenë e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, SH.T.Z Luigi Soreca, për të përzgjedhur Vlorën si qytetin, si Bashkinë ku, në 9 Maj, do të festohet Dita e Evropës. Kjo ditë me simbolikë të fuqishme, që sintetizon aspiratën tonë për t’u bërë pjesë e familjes në të cilën ndihemi që jemi, do të shndërrohet në një moment besimi drejt të ardhmes tonë evropiane. “Dita e Evropës”, në Vlorë, është një hap drejt asaj që ne ëndërrojmë çdo ditë, që punojmë dhe projektojmë çdo çast, është pjesë e vizionit tonë për të nesërmen.

Vlora e sotme, tërësisht e transformuar në vetëm pak vjet, do të bëhet epiqendra dhe simbolika në shkallë vendi, e aktivitetit më të madh vjetor të familjes së madhe evropiane. Nga Vlora jonë e Pavarësisë, do të nisë një faqe e re e historisë së Shqipërisë, pas vendimit të pritshëm në Samitin e Zagrebit. Prandaj, le ta shndërrojmë Javën dhe Ditën e Evropës, në argumentin më të madh se, ne e meritojmë të jemi me dinjitet në familjen e vendeve dhe popujve të Evropës së Bashkuar.

“Vlora është një qytet që është projektuar drejt të ardhmes, një qytet ku BE-ja ka investuar shumë, një qytet dhe bashki perfekte për t’i hedhur sytë tek e ardhmja”. Këto fjalë të Ambasadorit Soreca, përbëjnë inkurajimin për objektivat tona, ashtu sikundër mbështetja e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, na krijojnë besimin se, jemi në rrugën e duhur.

Image may contain: 1 person, standing, car and outdoor

Image may contain: 6 people, people standing, shoes, suit and outdoorImage may contain: 3 people, people standing, suit and outdoorImage may contain: 2 peopleImage may contain: 7 people, indoorImage may contain: 4 people, people sitting, beard and suitImage may contain: 5 people, people standing and suitImage may contain: 12 people, people sitting and indoorImage may contain: 7 people, closeupImage may contain: one or more people and shoesImage may contain: 1 person, sitting, shoes and indoorImage may contain: 3 people, table and indoorImage may contain: one or more people, people standing and indoorImage may contain: 3 people, people sitting and tableImage may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 1 person, sitting, suit and indoorImage may contain: 1 person, sitting, table and indoor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME