Categories Lajme

Dritat, 63% e faturës kosto për blerjen e energjisë, Shqipëria me nivelin më të lartë

Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të kompanive publike. Një raport i Komunitetit të Energjisë nënvizon se Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum. Ndërsa në kosto rrjeti disi më pak.

“Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime s ai takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34% ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën” thuhet në raport.

I njëjti analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë.

“Nga viti 2013 deri në vitin 2017 në shumicën e vendeve që janë në Komunitetin e Energjisë u vu re ulje e çmimeve për konsumatorët industrialë. Gjithsesi ky trend u përmbys me një rritje të çmimeve në vitin 2018 dhe 2019 sipas të dhënave të regjistruara. Rritja më e lartë e vitit të kaluar u regjistrua në Malin e Zi me 16.6% ku çmimet kaluan nga 5.36 eurocent/kWh në 2018 në 6,25 euro cent/ kWh në 2019.

Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale ishin në Gjeorgji me 5.89 euro cent / kWh, ndërsa çmimi më i lartë industrial u raportua në Shqipëri (12.48 euro cent / kWh. (Për Shqipërinë rapori i referohet të dhënave të Eurostat dhe nënvizon se ky është një vlerësim dhe jo një shifër e saktë).

Në vitin 2019, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët industrial të energjisë elektrike industriale vendet e BE-së anëtare të Komunitetit të Energjisë ishin sa 65% e çmimeve mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale në vendet anëtare të BE-së” thuhet në raport.

Lidhur me bizneset Shqipëria prej disa vitesh po zbaton tashmë pjesën e liberalizimit të tregut ku deri më tani është bërë e mundur nxjerrja në treg të lirë e konsumatorëve të lidhur në tension 35 kv ndërkohë që gradualisht do të bëhet nxjerrja e konsumatorëve 20 kv dhe 10 e 6 kv./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME