Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës. Për të kryer veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndës narkotike, grupi përdorte një numër celulari. Ky numër shërbente për të kryer porosi njëlloj si në një call center. Në një dhomë në Laprakë qëndronin të paktën 3 persona që shërbenin si operatorë në 24 orët e ditës. Pas porosisë “malli” mbërrinte te klientët përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe drogë.

Ata operonin kryesisht në zonën e “Laprakës” dhe “Xhamllikut”. Në mesin e të arrestuarve janë 3 taksistë. Ndërkohë, përveç porosive që bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre përmes aplikacionit Signal. “Malli” ruhej në shtëpi me qira që ishin marrë nga ana e organizatorëve. Furnizues të këtij grupi ishin Ervis Gorellari dhe Fatjon Cici të arrestuar në shkurt të këtij viti në “Astir” dhe Enea Sulejmani, Igli Begaj e Shkëlqim Osteni të cilët u arrestuan në 22 Mars në një operacion në rrugën e “Kavajës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME