Categories Lajme

Droga Shqipëri-Greqi, rekrutohen të pastrehë, mediet greke reportazh për trafikun e narkotikëve

Pas operacioni të fundit nga policia greke ku  u sekuestruan 67 kg marijuanë në afërsi të kufirit greko-shqiptar, media greke  news 24/7 i ka kushtuar një artikull rrjetit të trafikantëve të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë rrjet, rekrutoheshin edhe të pastrehë dhe në vështirësi ekonomike nga Greqia.

Trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt shtetit grek vijon të jetë një fenomen shqetësues.  Mediat greke i kanë kushtuar një reportazh të zgjeruar rrjetit të trafikantëve të drogës, të cilët përdorin shtetas të pastrehë për të transportuar lëndën narkotike nga kufiri greko-shqiptar drejt Athinës.

Në një artikull të news 24/7 në Greqi, sillet dhe dëshmia e një banori 51 vjeçar grek të pastrehë, të cilit I është ofruar të punojë me bandat e drogës.

Në artikull evidentohet fakti se nuk janë të pakta rastet kur policia greke ka sekuestruar sasi të mëdha  lëndësh narkotike dhe shuma të konsiderueshme parash. Më 11 mars, efektivët e policisë së Igumenicës arrestuan një person i cili po transportonte një sasi prej rreth 67 kg kanabis me makinë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 45 pako. Mjeti ishte nisur nga Athina deri në kufi me Shqipërinë ku ngarkoi drogën. Pronari i mjetit  një shtetas grek, u arrestua nga policia pasi shkoi për të denoncuar mjetin si të vjedhur.

Ai akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës selë sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro. Prej fillimit te vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 6 raste te trafikut te drogës nga Saranda ne Igumenice dhe ka sekuestruar 343 kg 244 gram marijuane me vlere totale nëse do shitej ne Greqi mbi 858 mije euro.

Kjo nuk është hera e parë raporton histori të tillë, ku rrjeti që transporton marijuanën nga kufiri greko-shqiptar për në Athinë që e konisderojnë zona e kuqe, ku rekrutohen të pastrehë dhe njerëz në vështirësi ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME