Categories Lajme

Drogë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori, sekuestrohet 60 kg kokainë, pranga 37-vjeçarit shqiptar

Sekuestrohen 60 kg kokainë në Itali, ndërsa në pranga ka rënë një trafikant shqiptar. Mediat italiane raportojnë se droga u gjet në një kontejner, i cili mbërriti në Vado Ligure, ndërsa kishte ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë banane.

Ngarkesa e drogës u gjet pas kontrollit të kontejnerit, ndërkohë shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Itali.
Bëhet fjalë për një 37-vjeçar, i cili banonte në Milano, ndërkohë akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës, më pas u transferua në burgun e Genoa Marassi. Droga ishte e ndarë në 50 copë, u sekuestrua dhe u vendos në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Në momentin e arrestimit, shtetasi shqiptar dispononte një armë zjarri, e cila u konstatua e vjedhur, një radio dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit. Po vijojnë hetimet e mëtejshme për identifikimin e marrësve të ngarkesës gjigante të drogës, e cila nëse do të dilte për shitje në do të jepte vlerën e mbi 5 milionë eurove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME