Categories Lajme

Drogë, vjedhje dhe armë, arrestohen 4 persona në Lezhë

Katër persona janë arrestuar në Lezhë këtë të enjte, pasi dyshohen për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Në kuadër të operacionit policor “Prania”, efektivët e policisë në Lezhë kanë arrestuar 17-vjeçarin me inicialet F.Ll, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Arma dhe municionet e sekuestruar nga policia Lezhë/ © Policia e Shtetit
Arma dhe municionet e sekuestruar nga policia Lezhë/ © Policia e Shtetit

Në vijim të operacionit policor, janë arrestuar në flagrancë shtetasit E.Gj, 19-vjeç dhe I.Sh 28-vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi lëndësh narkotike të dyshuara kokainë dhe kanabis në doza të ndara gati për shitje.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi 22-vjeçar me inicialet R.M, gjithashtu banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se gjatë muajit qershor ka vjedhur produkte dhe një shumë parash në një lokal të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

DVP Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prania”, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në kuadër të sezonit turistik, për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.

Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i kërkuar për vjedhje.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik, gjatë sezonit turistik 2023, Policia e Lezhës ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prania”, si rezultat i të cilit:

-në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

-u arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje;

-u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë muajit të shkuar, ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash.

Pistoleta, fishekët luftarak dhe dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME