Categories Lajme

Droni zbulon parcelën me kanabis, policia gjen shqiptarin duke fjetur brenda…

Fqinjët dyshues në Angli ndihmuan policinë të zbulonte një ‘shtëpi bari’ me vlerë gati 150,000 £ në një rrugë të qetë të Norëich. Eastern Daily Press shkruan se pas telefonatës së banorëve, policia më pas nisi një dron i cili vërtetoi së pronë po kultivohej kanabis. Oficerët e policisë hynë me forcë dhe gjetën 22-vjeçarin shqiptar Andi Kodra, duke fjetur në një divan dhe kanabis me vlerë gjithsej 149,310 paund në faza të ndryshme të rritjes.

Hetuesi Chris Youell, tha se katër dhoma ishin konvertuar për prodhimin e drogës, me më shumë se 100 bimë të gjetura, si dhe kanabis duke u tharë. Kodra i cili mbërriti në Britaninë e Madhe me një gomone, nuk bëri asnjë koment kur u intervistua nga policia pasi u arrestua. Ai doli në gjykatë të enjten për të marrë dënimin, pasi pranoi se prodhonte kanabis. Danielle O’Donovan, avokatja mbrojtëse, tha se Kodra, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, erdhi në këtë vend me gomone si një mënyrë për të shlyer një borxh që i kishte të atit.

Pasi përfundoi në Mbretërinë e Bashkuar si i pastrehë, ajo tha se ai e gjeti veten duke fjetur në një stol parku në Norëich. Avokatja sqaroi se ai punoi si kopshtar në ‘shtëpinë e barit’ pasi takoi një shqiptar tjetër, i cili i ofroi ushqim dhe një vend për të qëndruar. 22-vjeçari shqiptar u dënua me 7 muaj burg dhe më pas do të ekstradohet drejtë Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME