Categories Showbiz

Dua Lipa i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës, “Krenare që jam shqiptare”

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në tokën shqiptare, i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht”. Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë. Menjëherë pas pritjes në zyrën e kreut të Bashkisë, Dua Lipa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan ambientet e këtij kopshti, për të parë nga afër punën për rindërtimin e tij, pas të cilës do të nisë edhe projekti i këngëtares për transformimin edhe të këtij kopshti në një kopsht me standarde europiane.

“Kemi zgjedhur një kopësht që është m’u në zemër të Tiranës, i cili do të mirëpresë 300 fëmijë. Shpresoj që ata të bëhen të gjithë të suksesshëm si ty, sepse unë besoj se kur fëmijët rriten mirë, mund të bëhen qytetarë të mirë. Dua është sot artistja më e famshme në botë, por mbi të gjitha është një vajzë e mirë! Nuk mjafton të jesh vetëm artist i mirë, – ne kemi parë plot artistë të mirë, – por duhet të jesh edhe njeri i mirë dhe Dua është një njeri i mirë dhe sot ka adoptuar këtë kopësht, të cilën do ta quajmë kopshti dhe çerdhja “Sunny Hill”, si fondacioni i saj.

Po ashtu, kemi edhe dy miqtë e tjerë me origjinë nga Shqipëria, Kujtimi dhe Arbeni, të cilët kur ra tërmeti, me kërkesën e Duas, dizenjuan një bluzë të cilën njerëzit e blenë në internet, në shenjë solidariteti dhe më atë fond ne do të bëjmë mobilimin, lodrat, kuzhinën dhe pjesën artistike të kopshtit, për t’u ngritur më të fortë se ç’ishim kur u rrëzuam nga tërmeti,” u shpreh Veliaj.Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, u shpreh e lumtur që mundi të japë një kontribut në Programin për Rindërtimin, por mbi të gjitha, ajo tha se ndihet krenare që është shqiptare.

“Më së pari, ju lumshin duart për gjithë punën që keni bërë! Kopshti ka për të qenë shumë i bukur. Po ndihem shumë krenare që “Sunny Hill Foundation” ndihmoi për realizimin e kopshtit. Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj jam shumë e nderuar,” u shpreh ndër të tjera Dua.Kopshti i ri i rindërtuar pritet të jetë gati në fillim të vjeshtës. “Në 15 shtator ne do jemi gati që t’i japim Tiranës një super kopësht,” u shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME