Categories Sport

“Dua të kthehem te Barcelona”, Xavi: Dy klubet të bien dakord

Janë orë vendimtare të kthimit të Xavi-t te Barcelona. Ish-mesfushori i katalansve pritet të marrë vendin e lënë bosh nga Koeman në stolin blaugrana dhe, sipas shtypit spanjoll, do të takohet personalisht me sheikun Mohammed bin Khalifa Al Thani, president i Al Sadd, për të negociuar largimin e tij nga Katari. “Pres me padurim të kthehem në shtëpi, por është një çështje respekti. Kam një kontratë dhe dy klubet duhet të bien dakord”, tha Xavi pas barazimit 3-3 të skuadrës së tij Al Sadd kundër Al Duhan. Ish-futbollisti drejton ekipin në Katar nga 2019-ta dhe ka akoma edhe dy vite në kontratë. Barcelona dërgoi zëvendëspresidentin Rafa Yuste dhe drejtorin sportiv Mateu Alemany në Doha për të negociuar. Ai që ka frenuar entuziazmin e spanjollëve është administratori i deleguar i Al Sadd, Turki Al-Ali, që deklaroi:

“E mirëpritëm vizitën e delegacionit të Barcelona-s. Por pozicioni i klubit është i qartë që në fillim: duam ta mbajmë trajnerin tonë dhe nuk mund ta lëmë të largohet në këtë moment delikat të sezonit”. Ndërkohë, Xavi është parë të përshëndetet me lojtarët pas përfundimit të ndeshjes. Trajneri i ekipit të dytë të Barcelona-s, Sergi Barhuan, duhet të qëndrojë në drejtim të skuadrës për ndeshjen e La Liga-s që Barça do të luajë të shtunën kundër Celta Vigos. Xavi pritet të marrë drejtimin e skuadrës gjatë pushimit për ndeshjet e kombëtareve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME