Categories Lajme

“Dua t’i fus eksploziv në makinë”, Nuredin Dumani gati të vriste Dorian Dulin për Behar Bajrin, por ja për kë donte informacione në këmbim

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për megaoperacionin “Metamorfoza”. Në dosje zbulohet plani për të vrarë Dorian Dulin, të cilin Behar Bajri ishte gati të paguante shifra të mëdha. Për këtë ishte kontraktuar edhe Nuredin Dumani që në këmbim kërkonte informacion pë Talo Çelën

Vrasja do të kryhej në këmbim të informacionit për Talo Çelën. Biseda bëhet mes Bardhyl Mavrajt dhe Nuredin Dumanit.

Biseda bëhet më 14 shkurt 2021

Ora 20:23  Në bisedë del në pah  mundësia që Nuredin Dumani të vrasë Dorian Dulin dhe në këmbin Bardhyl Mavraj të gjej informacion për Talo Çelën ….

Qosh me jet vlla ishalla vetem mir degjoj per ty por eshte kjo qe nese bahena me ba pune dhe me nimu njeri tjetrin sdo zgenjehesh as ti. Per sa i perket ati talos te them une personalisht skam asnje info dhe se njof fare se sme ka pas interesu por me pyt miq e shok mase dhe na del diku por konkrete eshte puna e kti dorit qe folem…..

Në vijim Nuredin Dumani mundohet ti japë siguri Bardhyl Mavraj që mund ta ekzekutoj Dorian Dulin duke dërguar mesazhet…. ..

Dorin…do ta maroj…sa do qe tme thuash…un ste ve cmim ti shife vet…
në përgjigje të kësaj, në orën 20:27 Bardhyl Mavraj i shpjegon edhe arsyen përse kërkon të vrasë Dorian Dulin si dhe i përcakton limitet e parave që ofron për vrasjen e tij duke dërguar mesazhin…

Vlla dori sna ka ba as dem as gje se me dashte dhe te vllan e kemi me ja kry por seshte se na ka ba dam kund thjeshte eshte tu na nejt me do hasem tonet dhe per ket dona me e hek. Ta them me pasterti le qe sja vlene por nuk hellim mbi 200 per dorin… më tej gjatë kësaj date flasin për të siguruar makinë, një makinë për Nuredin Dumanin dhe pasi kanë diskutuar për makinën në mbyllje të bisedës Nuredin Dumani i dërgon mesazhet….do ti kepus…rri pa merak…ok trujt zoti vlla…mos ki kerak….hiq….

Nuredin Dumani ka ndjekur personat që Bardhyl Mavraj kërkon të ekzekutojë. Pasi është në dijeni të automjetit që ata përdorin.  Në një moment ku Bardhyl Mavraj kërkon ta takojë ai nuk pranon pa kryer më parë vrasjen

“Po mo vlla do takojm.. po thash të takoj smail qemali me isa buletinin me flamur në dorë. Ta kisha hek këtë k… dorin … të vi me faqe të bardhë

Një person  që ka lidhje me Dorian Dulin është në dijeni të qëllimeve të Nuredin Dumanit dhe është gati të zbatojë planin e tij për ta ekzekutuar me shpërthim me eksploziv

“Dua ti fus eksploziv në makinë, nja 3 kg dhe nji motor me dy veta të shkojnë me u siguru mrapa… “ shkruan Dumani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME