Categories Lajme

Duam ujë! Kjo është thirrja disa vjecare e banorëve të lagjes Partizani në qytetin e Vlorës

Duam ujë, është kjo thirrja disa vjecare e banoreve te lagjes Partizani në qytetin e Vlorës. Nje nga lagjjet me të vjetra të qytetit bregdetar, vuan prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Zgjidhja? Të detyruar nga kushtet në oraret e përcaktuara për furnizmin me ujë në Vlorë, nxitojnë me çfarë të mundin nëse gjejnë nga banesat e pakta ne afërsi të zonës, për të mbushur ujë dhe siguruar të pakten deri në ditën e ardhshme. Rreth 80% e lagjes Partizani nuk furnizohet me ujë, duke e vuajtur sipas tyre një problematikë të tille prej shumë vitesh.

Moshatarë, por dhe të tjerë, pranojnë se janë duke u perballur me një situatë mjaft të veshtirë. Nuk arrij më ta përballoj këtë situatë thotë një grua e moshuar. Qëkur kam lindur, thotë një tjetër, me bidona në krahë, shumë pak herë i jam gëzuar ujit në cezmën e shtëpise sime.

Kërkojnë zgjidhje, por nuk kanë asnjë përgjigje, ndersa i sheh teksa nxitojnë për të mbushur çfarë mundin. Kjo është situata në lagjen Partizani, një nga me vetrat, por ndoshta edhe nga më të varfërat në Vlorë. Duket se uji është gëzimi i vetëm dhe vetëm këtë kërkojnë. Të thare për pak ujë, në kushtet e pandemisë dhe motit të nxehtë, ndërsa mbeten ende duke shpresuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME