Categories Lajme

“Duhet të çojmë para këtë betejë”, Hajdari flet për largimin nga Mbledhja e Këshillit Politik

Rudina Hajdari në një intervistë për Fax News foli në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe debatet në Këshillin Politik. Duke u përgjigjur në lidhje me largimin nga mbledhja e Këshillit Politik ditën e djeshme, Hajdari tha se u largua pasi po flitej për tenderin e identifikimit biometrik. E pyetur nëse do të jetë sot pjesë e takimit të Këshillit Politik të thirrur nga Partia Demokratike, Hajdari tha se e sheh të padobishme prezencën e saj në mbledhje.

“Duhet të ecim dhe ta çojmë para si betejë. Kishte debate të dyshimta qoftë edhe për mënyrën sesi do të bëhet identifikimi biometrik dhe për tenderin. Pata një distancim për mënyrën sesi po veprohet me Këshillin Politik. Pasi Këshilli Politik duhet të ishte mbyllur misionin e saj, për të mos e kthyer këtë këshill vetëm thjeshtë për të bërë debatin radhës, apo për të bllokuar Reformën Zgjedhore. Do të doja që Reforma Zgjedhore të përmirësohej duke i futur elemente të tjera. Për të këtë po luftojmë është një kauzë e drejtë dhe uroj se do të kemi sa më shumë mbështetje nga shqiptarët.

Sot jam njohur nga PD për të bërë një tjetër takim. Nëse ne mbetemi në vend-numëro pa kodifikuar këtë marrëveshje e shoh të padobishme pjesëmarrjen time në atë tryezë. Ne kemi shkuar që të arrijmë një dakordësi dhe ishte e rëndësishme për dy arsye se rikthen PD dhe LSI-në në sistem dhe për hapjen e negociatave. Po ecim shumë shpejt dhe nuk kemi shumë kohë. Reforma duhet të implementohet në parlament nga fund i këtij sesioni. E kam parë atë draft dhe nuk e di se është draftuar në atë mënyrë. E mbështes iniciativën e kolegëve për ndryshimin e kushtetutës për hapjen e listave. Për mua e rëndësishme është beteja për hapjen e listave dhe futjen e deputetëve në parlament.”- tha Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME