Categories Teknologji

Dukja mbresëlënëse që mund ta ketë Alfa Romeo 4C e re

Yung Presciuti është dizajneri që ka treguar se çfarë dukje mbresëlënëse, mund ta ketë Alfa Romeo 4C e re, nëse do prodhohej sërish. Alfa Romeo 4C e ka potencialin e duhur, që të jetë një makinë klasike e të ardhmes, por për fat të keq, kjo nuk është stori e suksesit që Alfa Romeo është duke e pritur. Kjo makinë e prezantuar më 2011, u lansua dy vite më vonë, por shitjet nuk ishin në nivelin e duhur, sepse më shumë kërkesa për makina SUV dhe për të gjitha terrenet, andaj më 2018 modeli 4C u largua nga prodhimi.

Në vitin 2015, u lansua versioni 4C Spyder, që është ndryshimi i fundit që pësoi kjo makinë dhe mbeti njëjtë, pa ndonjë ndryshim shtesë. Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar artistin Yung Presciuti, që ta dizanojë se si do të dukej Alfa Romeo 4C, nëse do dilte ndonjëherë nga prodhimi.

Linjat e modelit aktual mbeten të dukshme, vetëm se kanë përfundime shumë më të rrumbullakëta, ndërsa grilli është ngushtuar, që t’i lë hapësira dritave të reja që janë shumë më rrethore, transmeton Telegrafi.

Hapësirat gjigante për hyrjen e ajrit, rrotat e reja shumë më të mëdha, si dhe sistemi i ri për nxjerrjen e gazrave me dy gypa, janë disa prej ndryshimeve që ia kanë bërë dukjen shumë më të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME