Categories Lajme

Durrës, 22-vjeçari gjendet i pajetë në breg të detit

Një ngjarje fatale ka ndodhur mesidtën e sotme në qytetin e Durrësit ku një 22 vjeçar është gjetur i pajetë në breg të detit, duke llahtarisur pushuesit e shumtë që gjendeshin aty.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi L.C, rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës është gjetur i pajetë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

“Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Ndërkohë që pritet të zbulohen detajet e tjera dhe dinamika e plotë e ngjarjes, e cila ka ndodhur në një zonë që frekuentohet nga pushues të shumtë.

Fillimisht u mendua se 22-vjecari ishte mbytur, por më vonë u kuptua që bëhej fjalë për infarkt. Pas pak priten detajet e plota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME