Categories Lajme

Largimi i Kryemadhit nga LSI-ja, Meta: Nuk kam imponuar asgjë, proces demokratik, ajo ka bërë një gabim historik. Djegia e mandateve…

Ish-presidenti Ilir Meta i rikthyer tashmë në Lëvizjen Socialiste për Integrim që sot mori emrin Partia e Lirisë deklaroi në “Open” në News24 se lidershipi i LSI-së ka bërë një gabim historik a faj historik, që është pikërisht bashkimi i çuditshëm me idenë dhe vendimin fakt të kryer të Lulzim Bashës për të djegur mandatet.

Duke folur për dorëheqjen e Monika Kryemadhit nga drejtimi, Meta theksoi se nuk ka imponuar asgjë dhe se i takon LSI-së të ngrihet në lartësinë e këtij momenti historik të vendit.

“Unë nuk kam imponuar asgjë. Është një proces demokratik dhe historik dhe i takon LSI-së të ngrihet në këtë lartësi të momentit historik të vendit. Këto përralla me diktatorë brenda LSI-së nuk mund të ekzistojnë. Jam i vetmi kryetar partie që në vitin 2005 nuk e kam vënë veten në listën e partisë në proporcional dhe pse ishim në opozitë, në maxhoritar, u futa në të njëjtën zonë dhe fitova.

Këto nuk i bën një autoritar. Lidershipi i LSI-së ka bërë një gabim historik a faj historik, që është pikërisht bashkimi i çuditshëm me idenë dhe vendimin fakt të kryer të Lulzim Bashës për të djegur mandatet.

Ka qenë një akt tërësisht emocional dhe një akt tërësisht kundër atyre qëndrimeve jo vetëm publike që kam pasur, por edhe kundër atyre qëndrimeve të mia që iu kam dërguar kryetares së partisë dhe kryetarit të grupit parlamentar dhe asnjë nga deputetët që lanë mandatin nuk më ka çuar një mesazh shoqëror si mendon ti për këtë çështje dhe kurrë nuk e kam besuar që ajo do ndodhë dhe ndodhi në mënyrë mafioze, unë kam qenë në Gjermani.

Sot larg qoftë nëse humbet jetën një deputet, duhet një muaj procedura për ta zëvendësuar, ndërsa për 180 e ca deputetë dhe ata në lista për 2 ditë vetëm me një firmë të sekretarit administrativ të parlamentit u bë ai grusht shtetit i qëllimshëm. Siç ishte akoma më e qëllimshme mosregjistrimi i PD-së në KQZ për dekretin e 13 tetorit. Djegia e mandateve është një përgjegjësi e madhe dhe unë mendoj se ata e kanë kuptuar.

Nuk ka lidhje me ndëshkimin e këtij vendimi, por me atë që ata vetë janë të ndërgjegjshëm për një veprim që kanë bërë që tregoi mungesë të lidershipit në kuptimin e thellësisë së vendimit.

Në konventë kishte nga lidershipi, figura të reja dhe ky do jetë një proces shumë sinergjik mes atyre që kanë qenë, që kanë kontribuar dhe gjithë të tjerëve që kanë dëshirë të angazhohen. Do të jetë gjithëpërfshirëse”, deklaroi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME