Categories Lajme

Durrës, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri)

Durrës, Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, të shpallur në kërkim. Shtetasi Eralind Pirraçi është dënuar me 5 vite e 6 vite burg për transportin e emigrantëve të paligjshëm, në këmbim të parave,

“Durrës/ Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet një 24-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj b urgim për veprën pe nale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Plloça”, i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë më datë 03.03.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë p enale, ndaluan shtetasin Eralind Pirraçi, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj b urg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas, më datë 03.03.2020, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (të arrestuar në kuadër të këtij operacioni), janë kapur duke transportuar me një mjet tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Benz”, 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.  Shtetasi Eralind Pirraçi i dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtjeshme.”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME