Categories Lajme

Durrës/ Babë e bijë nga Tirana, 44-vjeçari tentoi të shpëtonte vajzën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Babë e bijë u mbytën sot në plazhin e Rrushkullit, duke i dhënë ngjarjes përmasat e një tragjedie. Fillimisht u nxor i vdekur nga deti, babai, ndërsa vajza 9-vjeçare ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Durrësit, pasi u dërgua në gjendje të rëndë. Babë e bijë ishin pushues ditorë nga Tirana.

Mësohet se babai ka marrë vajzën dhe janë futur për tu larë në det, ndërsa dallgët kanë marrë vajzën e vogël. Më pas, në tentativë për të shpëtuar vajzën është mbytur edhe babai.

44-vjeçari është nxjerrë në breg pa shenja jete, ndërsa vajza 9-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Rajonal të Durrësit. Me gjithë tentativën e bluzave të bardha vogëlushja nuk arriti të mbijetonte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME