Categories Lajme

Durrës, Finalizohet pas një periudhe 5-mujore hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Qindra”, vihen në pranga 2 shtetas

Durrës, Finalizohet pas një periudhe 5-mujore hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Qindra”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.

Shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, në lokalet e natës, në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza të gatshme për shitje, një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të Policisë në zonën bregdetare të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe si rezultat i një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Durrësit dhe të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është organizuar dhe është finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Qindra”.

Në bazë të provave të siguruara nga hetimi, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. M., 25 vjeç dhe E. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Xhavzotaj, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e plazhit të Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza, automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, një peshore elektronike dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME