Categories Lajme

Durrës, Ndalohen 3 persona, detaje

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi në makinën që po udhëtonin u gjetën a rmë zjarri, kallashnikov dhe pushkë.

“Durrës/ Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kryesisht në zonën e plazhit për rritjen e parametrave të sigurisë, Policia ka arrestuar 3 shtetas të cilët qarkullonin në automjet me armë zjarri me vete. Sekuestrohen 2 armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kryesisht në zonën e Plazhit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz”, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Xh., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç dhe I. D., 48 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME