Categories Lajme

Durrës/ Nis puna për përpunimin e mallrave, 4 anije me rreth 11 mijë tonë

Në Portin e Durrësit rinisi sot përpunimi i mallrave për vitin 2021. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “gjatë ditës së sotme në portin më të madh në vend po përpunohen rreth 11 mijë tonë mallra”. Sipas APD-së, konkretisht po përpunohen 4 anije me 10 888 tonë mallra si skrap, grurë, çemento etj.

“Tre prej anijeve janë ankoruar në ditët e fundit të muajit dhjetor 2020, ndërsa një prej tyre ka hyrë mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit”, – tha APD. Ndërkohë, shton APD, në pritje për tu përpunuar janë edhe 3 anije me gurë mermeri dhe hekur, si dhe 318 kontejnerë. Gjatë 11 muajve janar-dhjetor 2020 në portin më të madh të vendit, janë përpunuar afro 3,6 milionë tonë mallra të ndryshme gjithsej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME