Categories Lajme

Zhdukja e dy vajzave në Tiranë, Policia ka dyshime që janë brenda vendit, familjet e tyre…

Fax News mëson detaje nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku dy vajza të mitura, shoqe me njëra tjetrën u zhdukën pa lënë gjurmë në natën e ndërrimit të viteve. Familjarët dhe Policia nuk kanë asnjë gjurmë ende nga dy vajzat, të cilat kishin thënë në familjet respektive se do të shkonin te shtëpia e njëra tjetrës për të festuar vitin e ri.

Burime bëjnë me dije se vajzat kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe një sasi parash, e cila nuk dihet ende saktësisht. Mësohet se janë njoftuar të gjitha drejtoritë rajonale ku janë dërguar të dhënat e vajzave, emrat, përshkrimet fizike dhe fotografitë pasi qëndron mundësia të jenë larguar nga Tirana. Sa i takon mundësisë që ato janë larguar nga Shqipëria, burimet bëjnë me dije se shanset janë të pakta, pasi kjo duhet të bëhej në mënyrë ilegale, duke marrë parasysh dhe moshën e tyre.

Policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve, por edhe familjarët kanë preferuar që ti zhvillojnë kërkimet duke bashkëpunuar me policinë dhe që të mos bëjnë apele publike për gjetjen e 2 të miturave. Policia e Shtetit dhe strukturat e saj vijojnë pandërprerje kërkimet duke përdorur çdo pistë të mundshme që do ti dërgonte tek gjetja e vajzave, por që derimë tani kanë rezultuar të jenë pa sukses. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME