Categories Lajme

Durrës, nisin punimet për ujësjellësin në Katund të Ri

Qindra familje të njësisë administrative Katund i Ri, në të cilën përfshihen fshatrat: Jubë, Erzen, Qerret, Katund i Ri, Fllakë, Sektori Rinia, Mamëz dhe lagjja mirditore në Durrës kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm. Bashkia po vijon me ritme të shpejta punën për një prej projekteve më madhore, një kërkesë kjo e vazhdueshme prej mëse 30 vitesh e banorëve të zonës. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako e cila ka thënë se po punohet edhe fotot nga kantieri i ri i ndërtimit ku po punohet për ta vënë sa më parë në punë.

“Premtuam që do fillojmë ndërtimin e ujësjellësit të ri dhe e mbajtëm fjalën. Ky është një projekt jetik për qindra familje të kësaj zone e cili u jep zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë, një problem i trashëguar në mbi 30 vite. Bashkë me miqtë tanë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nga Banka Gjermane për Zhvillim po punojmë që pas ndërtimit edhe të rrjetit kryesor dhe atij shpërndarës, të bëjmë lidhjen me matësa. Po investojmë çdo ditë, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve tanë. Ne mbajmë premtimet tona”, – thotë Sako. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME