Categories Lajme

Durrës, nuk prishën ndërtimet pa leje, procedohen tre inspektorë të IMT

Tre inspektorë të IMT-së në bashkinë Durrës janë proceduar në gjendje të lirë, pasi nuk kanë vepruar për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Manzës.

Po kështu, është proceduar një 63-vjeçar për pastrim parash.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj tre Inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Durrës, konkretisht: S. M., 43 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe D. M., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga verifikimet e kryera nga ana e specialistëve të krimit ekonomik ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, megjithëse kanë kryer dhe kanë mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të prishjes së objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonën e Manzës, Durrës, nuk kanë marrë masa për prishjen e tyre.

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Z., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje në vlerën 70 000 €, me para të ardhura nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME