Categories Lajme

Durrës, policia kap mijëra paund të fshehur brenda furgonit

Një furgon i ardhur nga Italia është kapur në portin e Durrësit me një sasi të konsiderueshme me kartmonedha britanike. Sipas policisë drejtuesi i furgonit është shoqëruar për verifikime pas kapjes së sasisë së konsiderueshme të paundëve.

Aktualisht policia është duke bërë numërimin e kartmonedhave që ishin fshehur në furgon me qëllim kalimin e tyre pa i deklaruar.

Furgoni kishte mbërritur ditën e sotme me traget nga Italia dhe sasia e paundit u arrit të evidentohej në vijën e dytë të kontrollit. Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që policia kap sasi të konsiderueshme paundësh në portin e Durrësit. Një muaj më parë brenda një furgoni që vinte nga Britani u gjetën 123 mijë paund dhe 200 sterlina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME