Shëtitorja “Taulantia” në Durrës shumë shpejt do të ketë një pamje të re. Punimet për rikonstruksionin e shëtitores “Taulantia” po vijojnë me ritme të larta. Krijimi i hapësirave të gjelbra, sistemi i ri i ndriçimit, këndet sportive, si dhe hapësirat rekreative do e shndërrojnë shëtitoren në një zonë shumëfunksionale. Projekti për rikonstruksionin e shëtitores po e transformon atë në një hapësirë në shërbim të komunitetit.
Tradicionalisht shëtitorja “Taulantia” ka qenë vendi i shëtitjeve për banorët dhe turistët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e zonës përreth përdoret nga shitësit ambulantë dhe lodra me pagesë.
Krijimi i hapësirave të gjelbëruara, sistemi i ri i ndriçimit, këndet sportive dhe të lodrave, si dhe hapësirat që do të krijohen për spektakle dhe evenimente të vogla do e kthejnë të gjithë shëtitoren në një zonë shumëfunksionale. Ndërkohë, pjesë e projektit është edhe ndërtimi i “Sheshit mol” në të cilin janë projektuar të mbillen pemë në të gjithë gjatësinë e tij, i cili rikthen lidhjet me zonën ku ndodhet Torra Veneciane dhe me portin e ri duke u zgjatur më pas në det. Ndërsa, monumenti ekzistues nuk do të preket, por do të qëndrojë brenda në park, ku do të do të aksesohet direkt nga sheshi i hyrjes. Projekti financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Durrës.

