Categories Lajme

Shqipëri-Bullgari, memorandum për zhvillimin e turizmit mes dy vendeve

Shqipëria dhe Bullgaria nënshkruajnë memorandum për të forcuar edhe më shumë zhvillimin e turizmit mes dy vendeve. Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë dyditore në Sofje të Bullgarisë, ku pritet të ketë një sërë takimesh të rëndësishme.

Cakaj, gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministren për Politikat Ekonomike e Demografike dhe Ministre e Turizmit të Bullgarisë, Mariyana Nikolova. Takimi u fokusua në diskutime mbi nevojën dhe hapësirat që kanë të dy vendet për të inkurajuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Duke synuar të konsolidojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të kontribuojnë zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e potencialit turistik, në fund të takimit, të dy Ministrat, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit. “Në Sofje, edhe një memorandum i nënshkruar për të forcuar edhe më shumë zhvillimin e turizmit mes dy vendeve, me Zëvendëskryeministren për Politikat Ekonomike e Demografike dhe Ministre e Turizmit, Mariyana Nikolova”, u shpreh Cakaj pas takimit. /a.a/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME