Categories Lajme

Durrës, Qarkullonin me armë me vete, arrestohen 2 lushnjarët (Video)

Durrës, Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkallnuri”, për parandalimin e ngjarjeve k riminale dhe kapjen e personave që qarkullojnë me a rmë zjarri me vete.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës. Qarkullonin me armë zjarri me vete, vihen në p ranga 2 shtetas nga Lushnja. Sekuestrohet një a rmë zjarri p istoletë, me një karikator me 14 fishekë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit l uftarak” dhe “Moskallëzim krimi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME