Categories Lajme

Durrës/ Sako: Miratohet një tjetër listë me 640 familje përfitues të bonusit të qirasë, 100 punonjës për riparimin e dëmeve për pallatet para ‘90-ës

Bashkia e Durrësit ka miratuar bonus qiraje për 1310 familje të mbetura të pastreha si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit.

Drejtoresha e shërbimeve publike në bashki, Emirjana Sako u shpreh se janë miratuar dy skema deri më tani në ndihmë të familjeve të mbetura të pastreha nga pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.

“Është miratuar një listë e parë me 660 familje përfitues të bonusit të qirasë, ndërsa ditën e hënë miratuam në këshillin bashkiak një tjetër listë me 644 familje, duke e çuar numrin e familjeve përfituese në 1310 familje që iu dëmtuan banesat për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit.

Prioritet do të kenë ata familje që u janë shembur banesat nga IKMT e Durrësit apo Inspektoriati i Ndërtimit, por dhe banorë që kanë banesa të pabanueshme”, tha drejtoresha Sako.

Sipas saj, deri më tani kanë aplikuar 1900 familje për bonus qiraje, ndërkohë pritet të miratohen të tjera lista me emra përfitues të bonusit të qirasë.

Sako tha se dokumentacioni kryesor që kërkohet nga bashkia e Durrësit për të përfituar bonusin e qirasë është vërtetim nga rajoni dhe njësia përkatëse dhe një kartë identiteti.
“Me përfitimin e bonusit, qytetarët që do të depozitojnë këto kërkesa dhe do të klasifikohen nga ne, do të sjellin dhe kontratën e qirasë për të përfituar bonusin. Shuma do të jetë e kategorizuar sipas vendimi të këshillit bashkiak dhe një apartament I vogël, 1+1 kemi menduar të vendosim një shifër 20 mijë lekë të reja, 2+1, 25 mijë lekë qira në muaj dhe 3+1 30 mijë lekë. Këto nuk janë çmimet e qirasë në Durrës por me dëmet që solli tërmeti, kërkesat janë rritur shumë duke rritur dhe çmimet e banesave me qira”, tha Sako.

Një tjetër vendim i këshillit bashkiak është miratimi i një grupi pune prej 100 punonjësish që do të riparojnë dëmet e tërmetit në banesat që nuk kanë pronarë ose që janë ndërtuar para viteve ’90.
“Janë 15 punonjës aktualë ndërtimi që do të nisin të parët punën për rindërtimin e banesave dhe objekteve të banimit që kanë nevojë të riparohen”, tha drejtoresha e shërbimeve publike në bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME