Categories Lajme

Durrës, shka tërrohet grupi shqiptar që trafikoi mbi 4.5 ton mar ijuanë, ko kainë e hashash

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe Amerika Latine drejt shtetit fqinj, duke sekuestruar gjatë hetimit të kësaj çështje mbi 4.5 ton marijuanë, kokainë dhe hashash. Droga nga Shqipëria nisej nga porti i Durrësit dhe nëpërmjet kanalit të Otrantos, ndërsa nga Amerika latine nga Bogota e Kolumbisë. Autoritetet italiane deklarojnë se korrierët dhe personat kyç në rrjetin e trafikut janë shqiptarë.

Policia italiane ka shkatërruar një grup shqiptarësh që kryenin trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe nga Amerika latine drejt shtetit fqinj.

Karabinierët sekuestruan mbi 4 ton e gjysmë marijuanë, kokainë si dhe një sasi hashashi, me vlerë totale prej 8 milionë eurosh.

Autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona ndërsa kanë arritur të zbulojnë dhe rrugët e furnizimit të drogës.

Furnizimi me kokaine kryhej nga Amerika e jugut ndërsa marijuana dhe hashashi mbërrinte në Itali nga vendet e Ballkanit, duke kaluar nga porti i Durrësit, siç tregon edhe kjo video e policisë italiane.

Operacioni ka nisur pas kontrolleve në disa prej lokaleve të natës në Torino, ku u ndalua dhe një 33-vjeçar shqiptar, i cili kishte rol kyç në trafikimin e drogave.

Autoriteteve u kishte bërë përshtypje sasia e madhe e drogës që mbërrinte në qytet, pagesat e larta që kryheshin si dhe magazinat për të ruajtur gjithë ngarkesën.

Trafikantët në bashkëpunim me shqiptarin 33-vjeçar kishin marrë shtëpi me qira pranë bregdetit të Adriatikut për ruajtjen e drogës si dhe një flotë të anijeve për të ndjekur rrugën e trafikimit Shqipëri-Puglia apo Shqipëri-Molise.

Në një rast, karabinierët e Torinos gjetën tonelata droge në një vilë në bregdetin e Termolit, sasi e cila ishte nisur nga Shqipëria.

Trafikantët shqiptarë pas një defekti në motorin e gomones të nisur nga kanali i Otrantos kishin hedhur disa ton marijuanë në det, sasi e cila më pas u tërhoq nga bashkëpunëtorët italianë.

Sipas medieve italiane, shqiptarët kishin role kyçe dhe në transportin e drogës nga Amerika latine drejt Italisë.

Karabinierët zbuluan dy shqiptarë që niseshin me fluturime të posaçme, me dhjetëra kilogramë kokainë të fshehur në bagazhet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME