Në Durrës situata me gripin e shpendëve dhe pulave që ngordhin çdo ditë e më shumë është vërtetë alarmante. Mësohet se në qytetin e Durrësit ka shkuar në një milion numri i pulave të ngordhura që përbëjnë 80% të tufës së dy pularive.
Këto subjekte që merren me rritjen e pulave po përballen me ngordhje masive dhe kërkojnë ndihmën e shtetit për groposjen e tyre pasi numri është jashtëzakonisht i lartë.
Ditën e djeshme Ministria e Bujqësisë njoftoi se në Durrës është konfirmuar rasti i parë i gripit të shpendëve. Sipas Ministrisë ende nuk ka prova se ky virus mund të kalojë nga shpendi te njerëzit nëpërmjet mishit apo vezëve.

