Categories Lajme

Durrës/ Vra sja në sy të djalit të vetëm, i mit.uri shkoi të kërkonte ndihmë tek dajat

Një 36 -vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj pas një konflikti në prani të fëmijës 10-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në periferi të Durrësit dhe mendohet se sherri ka nisur për motive xhelozie. Një 36- vjeçare nënë e një fëmije të mitur u vra nga bashkëshorti i saj, i cili edhe më herët e kishte dhunuar. Ngjarja e rëndë u regjistrua në periferi të Durrësit, në zonën e Spitallës dhe në banesën njëkatëshe të bashkëshortëve.

Hasbije Kuka nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra në trup, duke ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital. Ndërsa bashkëshorti i saj Ardian Kuka 37-vjeç u largua nga banesa menjëherë pas krimit. Mësohet se bashkëshorti i të ndjerës, kishte shkuar në banesë për drekë, ku ka nisur të debatojë me bashkëshorten për motive xhelozie.

Në momentin e debatit ka qenë edhe djali i tyre i mitur, i cili ka vrapuar të njoftojë të afërmit mbi sherrin e prindërve. 8-vjecari mendohet të ketë kërkuar ndihmën e dajave, por kur kanë mbërritur ka qenë tepër vonë. Familjarët e tyre e kanë gjetur gruan të shtrirë përtokë e të gjakosur, ndërsa autori i dyshuar ishte larguar.

Të afërm flasin për konflikte të vazhdueshme mes bashkëshortëve, ku së fundmi 36 -vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Sipas mjekëve në spitalin e Durrësit viktima kishte marrë gjashtë goditje me thikë në pjesën e përparme të kraharorit, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME