Categories Lajme

Durrësi mirëpret anijen nga Katari, 3 ditë aktivitete në Tiranë

Pas dy ditësh qëndrimi në Sarandë, porti i Durrësit hapi portat dhe mirëpriti pasditen e djeshme (24 gusht) anijen katariane me vela “Fateh Al Khair 4”, e cila ka nisur një turne në ujërat mesdhetare për të promovuar Kampionatin Botëror të Futbollit 2022.

Ekuipazhi i anijes u prit përmes një ceremonie të organizuar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, teksa nuk munguan dhe aktivitetet festive me banorët e qytetit dhe vizitorët e plazhit. Turneu detar Fatah Al Khair 4 do t’i përcjellë botës një mesazh kulturor nga Doha, pasi në vendet që do të vizitojë do të paraqesë civilizimin, kulturën dhe trashëgiminë detare dhe jo vetëm të Katarit, krahas promovimit të Botërorit të Futbollit Qatar 2022.

Institucioni Katar që organizon këtë lundrim, ka zhvilluar më parë edhe disa turne të tjera që nga viti 2013, por lundrimi aktual është i jashtëzakonshëm duke shënuar një moment historik në lundrimet e trashëgimisë, pasi do të hapë horizontet e komunikimit me popujt dhe kulturat e botës. Lundrimi Fateh Al Khair 4 për vitin 2019 do të zgjasë katër muaj dhe do të përshkruajë rreth 4400 milje, nisur nga Bosfori e deri në Xhenova të Italisë.

Konkretisht destinacionet e tij për këtë vit do të jenë pesë vende të Mesdheut, përkatësisht Turqia, Greqia, Shqipëria, Kroacia dhe Italia. Sotivitetet e lidhura me lundrimin Fatah Al Khair 4 do të transferohen në Tiranë. Për tre ditë, në sheshin Skënderbej” në qendër të kryeqytetit dhe tek parku i liqenit, do të zhvillohen disa surpriza të këndshme dhe do të organizohen aktiviteteve kulturore dhe sportive në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.

Sot aktivitetet e lidhura me lundrimin Fatah Al Khair 4 do të transferohen në Tiranë. Për tre ditë, në sheshin “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit dhe tek parku i Liqenit, do të zhvillohen disa surpriza të këndshme dhe do të organizohen aktiviteteve kulturore dhe sportive në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME