Plot 10 mijë pula ngordhën të shtunën nga asfiksimi në një fermë në Franciacorta, në zonën e Brescia në Itali. Mësohet se ato qëndruan në temperatura të ngrohta për orë të tëra për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ventilimit.
Sipas hetimit, pronari i fermës nuk kishte përgatitur, siç kërkohet me ligj, sisteme të përshtatshme alarmi të afta për të sinjalizuar çdo keqfunksionim të sistemit të ventilimit të detyruar brenda pularive. Prandaj, mbarështuesi u gjobit dhe është nën ndjekje penale.
