Categories Lajme

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Nga Mentor Kikia Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar! Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dlain gjallë prej tyre. Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, me mjete primitve po punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Por kaq! Pas kësaj, nuk dua të shikoj me ministra e deputetë me qese ushqimesh dhe batanije në dorë që përqafojnë njerëzit e trishtuar, për të bërë foto për në facebook.

Pas kësaj, dua të shikoj një hetim të thellë, mbi ata që bënë vlerësimin e atyre ndërtesave që u dëmtuan nga tërmeti në shtator e u konsideruan të sigurta edhe pse u ishin çarë themelet e kolonat dhe që sot janë përtokë..

Pas kësaj, dua të shikoj konstruktorë në bankën e të akuzuarve që kanë ngritur kolona pallatesh 8 kate me 4 shufra hekuri.

Pas kësaj, asnjë pushtetar e politikan të mos marrë guximin e paturp e të dalë në TV për të thënë se “solidariteti ynë tregoi se me dashuri dhe unitet ia dalim edhe tërmetit”.

Pas kësaj, asjë ndërtues bastrad të mos marrë guximin të dalë në TV për të thënë se ndërtimet tona janë të standardit europian.

Padyshim, natyrës nuk i del askush përpara. Por njeriu mëson nga fatkeqësitë. Shumë ndërtesa në Durrës, pas tërmetit të shtatorit, do të duhej të kishin “kryqin e kuq”, si të rrezikshme. Ndërsa pas tërmetit të sotëm, studiuesit duhet të ulen e të përcaktojnë standarde të reja ndërtimi, për ti dhënë fund katrahurës dhe epokës së normës së fitimit 300% në fushën e ndërtimit, si pasojë e cilësisë skandaloze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME