Categories Lajme

DW, Ballkanasit shpëtojnë turizmin në Shqipëri, kryesojnë kosovarët, maqedonasit dhe serbët

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë në Shqipëri, që prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha. Listën e kryesojnë turistët nga Kosova të ndjekur nga ata nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Aid Mehmedovic nga qyteza Tutin pranë Nozi Pazar në Serbi, pushimet e këtij viti vendosi t’i kalojë në bregdetin e Durrësit. Me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, ata kaluan 10 ditë në një hotel pranë “Shkëmbit të Kavajës”, në Golem.

“Vëllai im ishte këtu vitin e kaluar dhe këtë vit. Ai ma rekomandoi këtë vend. Njerëzit këtu janë mikpritës, çmimet nuk janë të larta dhe plazhi është shumë afër hotelit. E vetmja gjë problematike janë kandilët e detit, asgjë tjetër” – thotë ai për Deutsche Welle.

Por vëllai duket se nuk ka qenë i vetmi që i ka rekomanduar këtë vend pushimi. “Mund të them se nga Tutini vetëm këto dy muaj këtu kanë ardhur më shumë se 20 familje. Të gjithë ata më kanë folur shumë mirë. Askush nuk ka mbetur i zhgënjyer”.

Gjatë viteve të shkuara, familja Mehmedovic kishte si destinacion Ulqinin e Malit të Zi. Pandemia, mbyllja e kufijve dhe pamundësia për të udhëtuar në shumë shtete evropiane, bëri që turistët serbë të nisnin eksplorimin nëpër Ballkan. Atyre duket se nuk u intereson dhe aq politika e udhëheqësve apo lajmet që përcillen në media. Ne jetojmë afër Shqipërisë, afër Kosovës. Jemi të ngjashëm dhe s’kemi paragjykime. Mbase ne morën më shumë seç prisnim nga Durrësi dhe Shqipëria, prandaj mendoj se kjo është për t’u vlerësuar” – thotë Aid Mehmedovic.

Rajoni “shpëtoi” turizmin vendas

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë, të cilët prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha. Një prej tyre është Ilir Kapllani, sipërmarrës prej më shumë se 20 vitesh. Në eksperiecën e tij të gjatë në hoteleri – turizëm, ai thotë se 2020 ishte mbase viti më i vështirë, ndërsa ky vit ka disa shenja përmirësimi.

“Ka filluar që vjet në kohën e pandemisë kur ranë turistët e tjerë. Polakë nuk erdhën, italianët nuk erdhën dhe na erdhi shumë mirë që pamë turistë serbë. Kishim vite pa i menduar dhe pa i parë. Për ne është shumë mirë, se ne jemi komshinj. E ka vendosur Zoti për të qenë komshinj me njëri-tjetrin. Unë dua që të shkojmë mirë. Unë e kam biznes, nuk bëj politikë. Unë jap atë që di të bëj unë. Ne kemi tri gjërat nga më të mrekullueshmet që ka Ballkani: kemi diell, kemi rërë, kemi det. Kemi dhe respekt. Ne duam të japim respekt, të na japin dhe ata respekt dhe çdo gjë funksionon” – shprehet Kapllani për DW.

Turistët nga Kosova vijojnë të kryesojnë listën e turistëve të rajonit. Referuar të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, INSTAT, vetëm gjatë muajit qershor 2021 u regjistruan rreth 335 mijë shqiptarë të Kosovës që erdhën të pushojnë pranë bregdetit shqiptar. Vendin e dytë e mbajnë pushuesit e Maqedonisë së Veriut, të pasuar nga turistët serbë./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME