Categories Lajme

Strehimi i afganëve/ ja ku do vendosen

Në Qytetin Studenti do të jetë vendqendrimi për pjesën më të madhe të rreth 2 mijë afganëve që pritet të vijnë në vendin tonë. Nuk janë përcaktuar ende godinat ku do të strehohen pjesa më e madhe e afganëve, megjithatë po bëhen përgatitje që të vihen në funksion të strehimit të tyre.

Ky është një skenar në të cilin është angazhuar Bashkia e Tiranës për tu kujdesur, veç Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Disa nga afganët do të mund të strehohen ndoshta dhe në hotele në Durrës, megjithëse duket e vështirë për shkak se janë të gjitha të zëna prej sezonit turistik.

Mbetet për tu parë se si do të operohet për strehimin e afganëve në vendin tonë. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dha detajet e para duke thënë se qëndrimi i afganëve në Shqipëri do të jetë i përkohshëm pasi destinacion final do të kenë SHBA-në, ndërsa sqaroi se nuk ka detaje konkrete rreth numrit të personave që pritet të vijnë.

Strukturat hoteliere në bregdet dhe përgjithësisht në Durrës janë plot dhe në pamundësi për të pritur afganët. Deri në 2-3 javët e ardhshme janë të mbushura plot me pushues shqiptarë dhe të huaj.

Megjithatë po verifikohen struktura të vecanta, të cilat pas këtij muaji do të jenë të gatshme për t’i pritur. Ndërkohë po diskutohet për ngritjen e një kampi pranë Durrësit, por fillimisht do të akomodohen në godinat e qytetit Studenti dhe më pas do të shihet se ku do të akomodohen të tjerët./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME